FIFA nuk e ka në agjendë pranimin e Kosovës (Dokument)

  • 05 May 2016 - 12:29
FIFA nuk e ka në agjendë pranimin e Kosovës (Dokument)

Çështja e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA mund të hiqet nga rendi i ditës.

Pas anëtarësimit në UEFA, Federata e Futbollit e Kosovës pret që të bëhet anëtare edhe e shtëpisë së futbollit botëror (FIFA).

Pranimi i Kosovës në FIFA është në agjendën e Kongresit të 66-të të FIFA-s, i cili do të mbahet me 12 dhe 13 maj në Meksiko City.

Çështja e pranimit të Kosovës në FIFA është në pikën e 15-të të rendit të ditës. Por, Agjenda aktuale e FIFA-s parasheh mundësin që votimi për anëtarësimin e Kosovës të hiqet nga rendi i ditës.

(Kosova Sot)