Ibra mund të rikthehet te Milani

  • 05 May 2016 - 13:10
Ibra mund të rikthehet te Milani

Edhe pse merkato është ende larg, një nga menaxherët më të rëndësishëm në botën e futbollit Mino Raiola, ka trazuar ujërat e transferimeve. Sigurisht kur përmendet Mino, kryefjala e tij është sulmuesi Zlantan Ibrahimovich, të cilit në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata me skuadrën e Paris Saint Germmain dhe sic e ka njoftuar dhe vetë suedezi nuk do ta rinovojë atë.

Nisur nga kjo bomberi 34-vjecar është në kërkim të një aventure të re. Emri i tij është shumë i lakuar në Premier League-n angleze, Major League Soccer dhe së fundmi ka dalë Kina, që është e gatshme të bëjë cmëndurira ekonomike për të pasur në dispozicion shërbimet e Ibrahimovich.

Por, ai që i jep një përgjigje të ardhmes së Suedezit, është menaxheri i tij , i cili deklaron se ndoshta lojtari mund të rikthehet tek Milani. Për të parë  nëse ky transferim do të mund të realizohet apo jo, duhet pritur muaji Korrik. Ndërkohe që përvec Zlatan, Mino Raiola është dhe menaxher i një tjetër futbollisti shumë të kërkuar sikurse është Paul Pogba.

Francezi i cili falë formës së tij ka zgjuar interesin e shumë klubeve. Por,  për këtë të fundit 48-vjecari e ka gjithashtu një përgjigje, që ndoshta i jep pak siguri tifozëve te Juventusit. Sipas tij Pogba do të qëndrojë në Torino. Gjithashtu ai flet dhe për Mario Balloteli një tjetër sulmues që menaxhohet nga e ana e Raiolas, për të cilin shprehet se nëse “SuperMario” do të kishte trurin e Zlatan, ndoshta Lionel Messi do të kishte një “Top te Arte” më pak në karrierën e tij.

(Kosova Sot)