UEFA me vendim të çuditshëm për finalen e Ligës së Kampionëve

  • 05 May 2016 - 22:09
UEFA me vendim të çuditshëm për finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA ka hidhëruar Real Madridin dhe Atletico Madridin para finales në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka vendosur që për të dy klubet të ndajë nga 18 mijë bileta, shkruan “AS”.

Një vendim i tillë i ka zemëruar dy klubet nga qyteti i Madridit, Realin dhe Atleticon, që kanë kërkuar t’i kenë në dispozicion nga 30 mijë bileta.

Megjithatë, vendimi nuk do të kthehet dhe UEFA do t’i ketë në duart e saj 44 mijë biletat tjera. Finalja zhvillohet në “San Siro” të Milanos më 28 maj.

(Kosova Sot)