Një nënë e pasur dhe një e varfër kërkojnë para në rrugë, ja reagimi i njerëzve (Video)

  • 31 May 2016 - 15:18
Një nënë e pasur dhe një e varfër kërkojnë para në rrugë, ja reagimi i njerëzve (Video)

Në këtë video do të shihni një eksperiment social, ku një nënë e veshur mirë dhe më pas e veshur me rroba të vjetra, kërkon para nga njerëzit në rrugë.

Videoja është realizuar nga Josh Paler Lin në Kaliforni, i cili dërgoi një aktore në rrugë, së bashku me një fëmijë të vogël (në fakt një kukull), për të lypur.

Në fillim, ai e vesh aktoren me rroba të bukura dhe ajo shihet edhe me makijazh. Duke mbajtur “fëmijën” në krahë, ajo u kërkon njerëzve nga dy dollarë për të t’i blerë diçka vogëlushit.

Siç shihet edhe nga pamjet, me të sillen të gjithë mirë. E kundërta ndodh kur ajo vishet keq dhe nuk ka makijazh.

Aktorja pyet një burrë nëse mund ta ndihmojë dhe ai i përgjigjet: “Do doja të kisha, por jam duke punuar”. Ndërsa një tjetër i hedh një vështrim, sikur do që t’i thotë të largohet.

Kur ajo afrohet pranë një grupi të pastrehë, ata e ndihmojnë dhe ndihen të lumtur për veprimin që po bëjnë. Në ato momente afrohet Josh dhe u kthen paratë, duke iu shpjeguar për eksperimentin.

Videoja përfundon me fjalët: “Mos gjykoni nga pamja, një zemër e madhe qëndron poshtë një xhakete të varfër”.

 

(Kosova Sot)