Një grua publikon pamje nga apartamenti i saj i vogël por me qira

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 20:32
Një grua publikon pamje nga apartamenti i saj i vogël por me qira

Një video e fundit nga Londra që e nxjerr në pah koston ekstreme të jetesës atje është bërë virale në rrjete sociale, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Videoja e shpërndarë në X nga llogaria instablog9ja, shfaq një apartament të vogël në Londrën Qendrore, zonë kjo mjaft e shtrenjtë.

 

Nga pamjet e publikuara, gruaja tregon se me çfarë kushte të vështira përballet. Në njërën anë, një dhomë e vogël me një shtrat dhe një televizor të montuar në mur. Në pjesën tjetër është edhe një banjo “si miniaturë”.

Por, ajo që ka ndezur diskutime është qiraja e lartë.

Në mënyrë të pabesueshme, gruaja zbulon se qiraja në atë vend kushton 1,850 paund (2,157 euro).

Përdoruesit e internetit mbetën të shokuar pasi panë videon dhe nuk mund ta besonin se një apartament kaq i vogël kushton aq shumë.

“Shpresoja të shihja një apartament të mobiluar në mënyrë të shkëlqyer dhe me hapësirë. Nëse keni para qëndroni në Nigeri dhe shijoni paratë tuaja”, shkroi një përdorues.

“Të gjithë duan të jetojnë në Londër, ndërsa ka vende të tjera që mund të jetojnë rehat”, tha një tjetër.

(Kosova Sot Online)