Gruaja bën joga në aeroplan (Video)

  • 31 August 2016 - 18:01
Gruaja bën joga në aeroplan (Video)

Në këtë video do të shihni një grua që po udhëtonte me avion nga Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Cabo San Lucas, Meksikë. Ajo i habiti të gjithë kur nisi të bënte joga në vendin e saj.

Përveç ushtrimeve të thjeshta, ajo u regjistrua nga një pasagjer tjetër duke qëndruar kokëposhtë.

Mediat e huaja shkruajnë se pasagjerja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, bëri joga për 20 minuta para se stjuardesa i kërkoi që të ndalonte.

(Kosova Sot)