< Colt, qeni shërbëtor i pabesueshëm që shkon në pazar për pronarin e tij dhe e mbush karrocën me gjëra ushqimore (Video) - TV - Kosova Sot
Colt, qeni shėrbėtor i pabesueshėm qė shkon nė pazar pėr pronarin e tij dhe e mbush karrocėn me gjėra ushqimore (Video)

Colt, qeni shėrbėtor i pabesueshėm qė shkon nė pazar pėr pronarin e tij dhe e mbush karrocėn me gjėra ushqimore (Video)

Një qen i babesueshëm i quajtur Colt është filmuar duke i mbushur karrocën pronares së sëmurë për ta ndihmuar atë gjatë ditës.

Pronarja Janaye ka pësuar një dëmtim traumatik të trurit pas një aksidenti me anije në vitin 2012 që e la atë me pasoja në vetëdije, trasnmeton Kosova Sot Online.

Aftësia e qenit Colt për të ndihmuar në bërjën e pazarit në Kolordo nuk është aftësia e vetme e tij, ai gjithashtu e ndihmon pronaren edhe në punët e tjera.

Image

 

Dëmtimi në kokë i proanres Janaye shkakton konkluzione të paqena dhe humbje të kujtesës, por Colt e vëren kur ajo fillon të ketë pasoja dhe e paralajmëron atë duke e prekur me shputën e tij.

Qeni i sjell asaj edhe medikamentet kur ajo nuk ka mundësi dhe kur pronarja ka vizione ai ia mbron kokën asaj për t’u mos lënduar më shumë.

Image

 

Janaye ka filluar një fushatë për ta ndihmuar atë  që të rrisë fondet për para në mënyrë që ta blejë një karrocë invalidore më praktike për të, e cila do ta bënte jetën e të dyve më të lehtë.

Janaye thotë që qeni Colt i’a ka zbukuruar jetën asaj në shumë mënyra dhe i’a ka lehtësuar asaj edhe procesin e rehabilitimit të sëmundjes.

“Jam e bekuar që e kamë atë. I tërë trajtimi dhe terapia fizike kanë qenë më të lehta me Coltin pranë meje. Faleminderit Colt,” ka shkruar Janaye në faqen e saj në Facebook.

Janaye ka shkruar në instagram se problemet e saja kanë filluar pas një akisdenti në anije.

(Kosova Sot)

21 orë e 5 minuta më parë
19/11/17