< Burjani: Skllavërimi institucional (VIDEO) - TV - Kosova Sot
Burjani: Skllavėrimi institucional (VIDEO)

Burjani: Skllavėrimi institucional (VIDEO)

Analisti politik Blerim Burjani thekson se deri te kjo gjendje shteti i Kosovës ka arritur sepse që në fillim është kapur nga rrjetet kriminale të veshura me petkun e politikës."Politika kuptohet si mjet përfitimi prej këtyre njerëzve që nuk kanë edukatë të mirëfilltë, përderisa klasa intelektuale ka abstenuar kaherë nga kjo klasë, sepse e kanë kuptuar se kjo klasë "politike" është e kriminalizuar në përmasa dramatike, të cilat tani i ka marrë vetë shteti. Ti marrim tani dhe t'i analizojmë CV-të e kandidatëve të tanishëm për Asamble komunale dhe do të na dalë se mbi 90 % e kandidatëve deri dje ishin të papunë. Kjo tani shkurt e shqip i bie që kjo klasë politike anarkiste ka vendosur sistemin e skllavërimit dhe kjo tregon që vetëm kush është me këtë klasë politike mund të përfitojë, por paraprakisht duhet t'u nënshtrohet urdhrave të liderit ose ndryshe rrezikon të mbetet në rrugë", vijoi më tej ai.

Sipas Burjanit, kjo është një gjendje alarmante, e rrezikshme skajshmërisht për demokracinë. "Ne e dimë fare mirë që në këtë mënyrë nënshtrimi dhe servilizmi, apo edhe përmes shantazheve të ndryshme kanë arritur të bëhen shumë individë nëpër kohë të caktuara ministra të shumtë dhe zëvendësministra, që kanë shërbyer kot së koti, ngase edhe ashtu kanë qenë të padijshëm. Pra, tanimë në gjeneral është krijuar bindja dhe është përçim i mesazhit se për të marrë poste duhet nënshtrim dhe gjunjëzim, nëse dëshiron sado pak të dalësh nga kriza sociale", theksoi analisti Burjani. 

 

 

(Kosova Sot)

1 orë e 19 minuta më parë