Demarkacioni vështirë se kalon në Kuvend (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Demarkacioni vėshtirė se kalon nė Kuvend (Foto/Video)

Demarkacioni vėshtirė se kalon nė Kuvend (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot”  janë shprehur se është vështirë që të kalojë demarkacioni në Kuvend sepse ka xhelozi dhe inate mes partive politike.

Esat Shasivari thekson se me këto formacione që janë në Kuvend është shumë vështirë që të kalojë meqë kërkohen 2/3 e votave e që nuk janë votat. Ai thotë se votat nuk bëhen me Lista Serbska. “Mendoj se ky problem nuk duhet të zvarritet më tej”. 

Image

Nuhi Rexhepi thotë se boll kemi dhënë. “Jam pro amerikan, por boll kemi dhënë dhe boll kanë marrë”.

Image

Mustafë Hyseni mendon se demarkacioni  do të kalojë. “Jo që s’ ka arsye por për shkak se ashtu nuk është i interesuar edhe aq shumë për t’u bërë mirë në këtë vend. Pra vetëm për shkak të xhelozive dhe inateve mund të ndodhë që nuk do të kalojë”. 

Image

Ndërsa Bislim Aliu mendon se demarkacioni nuk mund të kalojë, për arsye se kjo punë nga fillimi ka nisur mbrapsht dhe çdo punë fillon mbrapsht edhe kryhet mbrapsht.  “Kjo është dashur që në fillim të vihet në parlament”. 

Image

(Kosova Sot)

15 orë e 53 minuta më parë
19/01/18
aaaaaaaa