I bie me gjithë forcë derës së qelisë, vajza “e tërbuar” thyen këmbën (VIDEO) - TV - Kosova Sot
I bie me gjithë forcë derës së qelisë, vajza “e tërbuar” thyen këmbën (VIDEO)

I bie me gjithë forcë derës së qelisë, vajza “e tërbuar” thyen këmbën (VIDEO)

Një vajzë nuk e ka matur fuqinë dhe përfundoi me këmbën e saj të thyer në dy pjesë, atëherë kur donte të thyente derën e qelisë nën ndikimin e alkoolit.

Në Facebook, videoja e kamerave të sigurisë është bërë virale.

Vajza ishte ndaluar nga policia në qytetin e Velikiye Luki në Rusi, pasi po ngiste një automjet ndërsa ishte e dehur.

Në videon në Facebook ju mund të shihni se si vajza e re refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë në çdo kohë, prandaj ajo duhet të merret me forcë nga disa policë.

Pasi është vetëm në qeli, vajza përpiqet të çlirohet dhe kërkon të rrëzojë shufrat me goditje të forta.

Megjithatë, ajo nuk parashikoi se lëvizjet e saj nuk ishin të sakta.

Në video, ju mund të shihni se si e reja merr forcën për të goditur me gjithë forcë, por këmbët e saj përfundojnë të thyer.

Komentet në rrjetin social janë të shumta dhe disa mendojnë se vajza e ka të merituar.

Së fundi, ajo ia arriti qëllimit të saj për të dalë nga qelia, por përfundoi me këmbën e thyer në spital.

 

(Kosova Sot)

2 orë e 21 minuta më parë
20/10/18