Shikojeni se si ragon shoferi britanik kur “nxehet” (Video)

  • 01 August 2015 - 15:42
Shikojeni se si ragon shoferi britanik kur “nxehet” (Video)

Fenomeni i përleshjeve në mes të pjesëmarrësve në trafik duket se nuk ndodhë vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet më të civilizuara të botës.

Një përleshje fjalësh e ofendimesh është zhvilluar në mes të një shoferi të veturës dhe një biçiklisti diku në Britani të Madhe.

E gjitha filloi kur biçiklisti i tha shoferit që të kishte më shumë kujdes se si po voziste.

Shoferi i tërbuar fillon të ofendoi biçklistin duke i thënë: Ti je vetëm një biçikletë e vogël që dëshiron të jetë në mes të rrugës”, transmeton lajmi.net.
E nga ana tjetër, biçklisti po e regjistronte gjithë ngjarjen në kamera dhe kur vozitësi i veturës e kuptoi këtë doli nga vetura, të cilën e parkoi, dhe filloi të vrapojë pas kamerës, me qëllim që ta marr atë. 

Por, ai përfundoi duke u rrëzuar në tokë, pasi humbi balancin teksa vraponte pas biçiklistit, shkruan Dailymirror.