Mysafirja e përvëloi kamerieren shtatzënë (Video)

  • 01 September 2015 - 23:41
Mysafirja e përvëloi kamerieren shtatzënë (Video)

Mysafirja e një restoranti në Heilongjiang të Kinës, e ka hedhur pjatën me gjellë të nxehtë, mbi një kameriere.

Dong Xiaomeng e ka bërë këtë veprim, sepse kamerierja e paidentifikuar, u vonua t’i sillte shkopinjtë me të cilët ushqehen kinezët.

Kamarierja, që ishte shtatzënë, ka marrë djegie të shkallës së dytë dhe është hospitalizuar, teksa gjendja saj vazhdon të jetë e rëndë. 

Për shkak të traumës, ajo rrezikon të humbas edhe foshnjën. 

People’s Daily raporton se në lokal nuk kishte pasur shkopinj dhe se dikush nga stafi kishte shkuar për t’i blerë. 

Nuk bëhen të ditura masat ligjore, që do të ndërmerren kundër Xiaomengut, për veprimin e saj të që rrezikoi jetën e kamarieres, e cila mund të mbetet e paspja shëndetësore dhe të humbas foshnjën, transmeton Telegrafi.