Publikohet video: Disa zonja amerikane vallëzojnë me këngën 'Xhamadani vija-vija'

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 14:00
Publikohet video: Disa zonja amerikane vallëzojnë me këngën 'Xhamadani vija-vija'

Në një video shihen gratë amerikane duke vallëzuar nën tingujt e bukur të këngës Xhamadani vija-vija, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nën ritmet e njërës ndër këngët më të njohura shqipe “Xhamadani vija-vija”, antropologia Janet Reineck vazhdon rrugëtimin e saj duke promovuar kulturën shqipe në botë, kësaj radhe para disa grave amerkane.

“Gratë amerikane mësuan një kërcim të ri shqiptar mbrëmë!”,ka shkruar Reineck në rrjetin social facebook.

(Kosova Sot Online)