Pas kësaj videoje do t’i hiqni kufjet kur të kaloni rrugën(Video)

  • 06 May 2016 - 20:56
Pas kësaj videoje do t’i hiqni kufjet kur të kaloni rrugën(Video)

Të dëgjosh muzikë ndërkohë që je duke ecur është kthyer në trend, por në të njëjtën kohë është shumë qetësuese. Mirëpo jo gjithmonë duhet të jemi fiksuar që të mbajmë kufjet në vesh, sidomos kur kalojmë rrugën.

Në këtë video shihet se si vihet në rrezik jeta e një këmbësori që ishte duke e kaluar rrugën me kufje në vesh. Një motorist pasi u ndez drita jeshile e filloi vrullshëm lëvizjen e tij dhe gati sa nuk përplasi një kalimtar.

“Mendova se ai ishte duke kaluar dhe nuk kishte rrezik, ai kishte kufje në vesh dhe kapelë kështu që nuk e dëgjoi motoçikletën time edhe pse bën mjaftë zhurmë”,- tregoi Evans Sylvinho.

“Kur ai u kthye unë mendova se do ta godas, por fatmirësisht kalova shumë afër tij dhe nuk ndodhi asgjë e keqe”,- kishte shtuar ai, i cili e postoi videon në “YouTube”

(Kosova Sot)