Zbulon një pjesë të tekstit të këngës së Gold AG

  • 24 May 2016 - 11:33
Zbulon një pjesë të tekstit të këngës së Gold AG

Reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG përveç si këngëtar i suksesshëm e patriot, njihet edhe si një musliman i devotshëm.

Ndërsa meqënse jemi afër muajit të shenjtë të Ramazanit ai do të vijë me një këngë që i dedikohet.

Ariani madje për ndjekësit e tij e ka ndarë një pjesë të tekstit të kësaj kënge.

“Zoti s’na krijoi per tjeter po veç ta adhurojm’
Por ka shume prej njerzve qe thon na se besojm …
Po perderisa e permendin ata e dine qe ekziston
Zoti s’ka nevoj per ty po ti ki per Zotin tond”, është një pjesë e tekstit.
Ju kujtojmë se vitin e kaluar pikërisht në Ramazan ai ka ndërprerë çdo aktivitet muzikor duke qenë i përkushtuar maksimalisht ndaj detyrave fetare, ndërsa nëse do të largohet edhe këtë vit nga muzika mbetet ta shohim.

(Kosova Sot)