Teuta Kurti tregon ekon e binjakëve (Foto)

  • 26 May 2016 - 14:18
Teuta Kurti tregon ekon e binjakëve (Foto)

Këngëtarja Teuta Kurti ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ekos së binjakëve. 

Por pak minuta më pas, ajo e ka fshirë atë sërish.

Këngëtarja ka qenë tepër e kujdesshme këto kohë, duke mos postuar asgjë që të krijonte dyshime për shtatzëninë e saj.

Ditë më parë në media u raportua që ajo ishte 6 muajshe shtatzënë në pritje të dy binjakëve, një djalë dhe një vajzë. 

Kujtojmë se Teuta ka një vajzë tjetër 3-vjeçare, Aya, me bashkëshortin e saj Dardan Luta.

(Kosova Sot)