Sa e dashuruar

  • 29 May 2016 - 20:41
Sa e dashuruar

Bella Thorne ka shkëlqyer me një mini-fustan në takimin romantik me të dashurin e saj, Gregg Sulkin

Bella dhe Gregg e kanë festuar përvjetorin e parë të tyre të hënën, ndërsa edhe të premten kanë kaluar kohë të mirë. Bella ka shkëlqyer në më shumë se vetëm një mënyrë derisa kishte dalë me të dashurin e saj për darkë në restorantin 'Roku' në Beverlli Hills, raporotn Gazeta Kosova Sot

Aktorja 18- vjeçare, e cila para pak kohësh e zbuloi trupin në një seancë provokuese fotografimi, ishte e veshur me një mini-fustan që e theksonte dekoltenë e saj. Bukuroshja flokëkuqe e mbante dorën e të dashurit të saj gjatë kësaj daljeje ndërsa në këmbë kishte këpucë të larta që theksonin këmbët e holla të saj. Flokët i kishte me stil të thjeshtë dhe të lëshuar ndërsa një qafore e trashë e zbukuronte qafën e saj, ndërsa rrezatonte edhe në fytyrë, nga bukuria, por edhe nga dashuria. 

(Kosova Sot)

Image
Image