Adele ia ndalon fanses të incizojë në koncert (Video)

  • 30 May 2016 - 12:15
Adele ia ndalon fanses të incizojë në koncert (Video)

Këngëtarja britanike Adele, ia ka ndaluar ndaluar një fanses së saj të ndalojë incizimin e shout të saj përderisa ajo ishte duke performuar në një nga koncertet e saj.

Adele në momentin që ishte duke biseduar me publikun, i kërkon fanses që ta ndalojë incimizin, ajo kishte vendosur një kamerë në tripod për të incizuar spektaklin, raporton NME, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Dua t’i them asaj zonjës, a mund të ndalni incizimin që jeni duke ma bërë me videokamerë, sepse jam këtu për së vërteti”, tha Adele përderisa i drejtohet një gruas në publik. “Mund ta shijoni këtë moment live, më mirë se përmes kamerës”.

Ajo më pas shtoi: Uleni tripodin, kjo nuk është DVD, ky është koncert i vërtetë. Vërtetë do të doja që ta shijonit koncertin tim sepse ka plot të tjerë jashtë që nuk mund të vinin këtu”.

(Kosova Sot)