Kledi Bahiti tallet me tekstin e Getit tek kënga ‘Ajo’ (Foto/Video)

  • 26 June 2016 - 15:39
Kledi Bahiti tallet me tekstin e Getit tek kënga ‘Ajo’ (Foto/Video)

Kledi Bahiti sigurisht se është një ndër producentët më me zë dhe më të mirë shqiptarë.

Ai është pjesë e ThreeDots, ku edhe bëhen ndër krijimet më të mrekullueshme muzikore shqiptare. Por Kledi si duket është duke u ndjerë keq se deri ku ka ardhur gjendja e krijimit të teksteve të ndryshme të këngëve.

Një reagim nga ana e tij ka ardhur pikërisht për këngën ‘Ajo’ dhe për pjesën tekstuale nga reperi Ghetto Geasy.

Duhet përkujtuar se ‘Ajo’ ka rezultuar të jetë e vjedhur nga muzikaliteti, nga mënyra e realizimit të videoklipit, nga ideja e të quajturit ‘Ajo’,dhe me kritika të shumta për tekstin që këndohet nga Geti.

‘Hajde ka djali, me pamje nga mali’ është pikërisht pjesa që si duket ka bërë që të reagojë producenti duke qeshur me të madhe rreth asaj se si është shkruar dhe kënduar ky tekst.

Thënë qartë ky tekst i Getit, është një ndër krijimet më të dobëta, duke mos harruar dhe pjesën ‘T’lagi me shampanjë’ e që mund të jetë gjithçka tjetër por tekst muzikal, apo krijim muzikorë asnjëherë. 

(Kosova Sot)

Image