I pëlqen e bardha (Foto)
Natasha Oakley thekson asetet me fustan të bardhë .
Natasha nuk e ka problem ekspozimin e trupit me kostume të ndryshme të notit, por ajo tani e ka mbuluar trupin e saj në pushimin në Itali ku gjendet me të dashurin Gilles Souteyrand, transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 25-vjeçare ka theksuar trupin e veshur me një fustan të bardhë që kishte pjesë të hapura në ija dhe një jakë të hapur që zbulonte një pjesë të gjinjve të saj. Fustani i bardhë kishte edhe dekorime të arta dhe një ndarje anësore që i zbulonte këmbët e saj të rrezitura. Flokët i kishte të lëshuar ndërsa pranë fotografisë së postuar në një rrjet social ka shkruar: "Do të mund të jetoja në fustane të bardha, e gjithashtu edhe shumë lehtë do të mund të jetoja në Itali".
(Kosova Sot)