Reagon Getoar Selimi, vjen me një mesazh kuptimplotë (Foto)

  • 26 June 2016 - 19:15
Reagon Getoar Selimi, vjen me një mesazh kuptimplotë (Foto)

Ditëve të fundit Getoar Selimit iu është lakuar emri për shumë arsye.

Qoftë për suksese e aq edhe për kritika të ndryshme ka qenë qendra e vëmendjes në mediat rozë.

Mirëpo si duket atij nuk po i bëjnë pështypje fjalët e askujt, e po vazhdon ta shijoj maksimalisht suksesin që po arrin me bashkëpunimin e fundit me Majkun, këngën ‘Ajo’.

Nëpërmjet një fotografie të postuar ku thotë:“Nuk po them se jam i numër 1, më falni, gënjeva… Jam numër 1,2,3,4 dhe 5. MMV”, në njëfar mënyre iu ka kundërpërgjigjur të gjithë atyre që po flasin për të, thënë ndryshe rivalëve.

Ky mesazh duket të jetë kuptim plotë, pasi në njërën anë po tregon se sa krenar vazhdon të jetë me veten, e në anën tjetër po u përgjigjet të gjithve njëzëri pa i ndarë veç e veç.

(Kosova Sot(

 

I'm not saying I'm number 1 ,oh sorry I lied.. I'm number 1,2,3,4 and 5 #MMV

A photo posted by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on