Shumë urime për ty ...!

  • 30 June 2016 - 10:32
Shumë urime për ty ...!

Nicole Scherzinger befasohet për ditëlindje nga Drake dhe Rihanna

Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të në Londër. Dhe, megjithëse nuk ishte në vendlindjen e saj, Nicole Scherzinger ishte bërë të ndihej sikurse të ishte në shtëpinë e saj dhe këtë ia kishin mundësuar Rihanna dhe Drake, të cilët asaj ia kishin dhuruar një ndejë ditëlindjeje në Londrën qendrore,raporotn Gazeta Kosova Sot

Derisa kishte arritur në Londrën qendrore, ish-këngëtarja nga grupi i njohur muzikor “Pussycat Doll” ishte e mahnitshme në një veshje të sipërme me ngjyrë pink, duke treguar stomakun e saj të rrafshët.

Duke treguar këmbët e saj të gjata, këngëtarja e lindur në Havai, kishte theksuar belin falë bluzës së shkurtë dhe një palë takave të larta. Juria e “X Factor” flokët e saj të rrafshëta i kishte të valëzuara, e për aksesorë kishte disa xhingla. Pasi secilit detaj i kishte kushtuar vëmendje, ajo ishte përcaktuar për manikyr të zi dhe pedikyr.

(Kosova Sot)