Nuk dua të jem e mërzitshme (Foto)

  • 30 June 2016 - 23:05
Nuk dua të jem e mërzitshme (Foto)

Iggy Azalea thotë se nuk dëshiron të jetë "bushtër" gjatë paraqitjes në spektaklin "X Factor Australia".

Ajo është caktuar më herët që të jetë juria e re te spektakli "X Factor Australia", e kjo është bërë e ditur më herët këtë muaj. Dhe, këtë të mërkurë, këngëtarja Iggy Azalea u është bashkuar pjesëtarëve të tjerë të jurisë, Guy Sebastian dhe Adam Lambert, në audicionet shumë pak kohë pasi që ajo kishte aterruar në tokën australiane, transmeton gazeta Kosova Sot.

Duke folur për "Daily Telegraph", bukuroshja 26 vjeçe ka bërë me dije se plani i saj është t'i argëtojë të tjerët dhe të shfaqet e bukur në skenë. 'Nuk dëshiroj të jam bushtër, por shpresoj se mund të jem e ndershme dhe argëtuese', ka thënë ajo për publikun. 'Me të vërtetë jam e mahnitur për këtë, por se në të njëjtën kohë jam paksa nervoze... unë nuk dua të jem një juri e mërzitshme'. Iggy kishte dashur të shpjegonte planet rreth veshjes gjatë ngjarjes. 'Ndoshta do vishem si modeste, ndërsa kur të kem punë me pjesëmarrësit do të vishem si Cruella de Vil', tha ajo. 

(Kosova Sot)

FILE - In this May 17, 2015 file photo, Nick Young, left, and Iggy Azalea arrive at the Billboard Music Awards at the MGM Grand Garden Arena in Las Vegas. Yo...