Supermodelja Jourdan Dunn reklamon këmbët

  • 01 July 2016 - 22:25
Supermodelja Jourdan Dunn reklamon këmbët

Ka dhjetë vjet që e shohim në pistat e modës dhe, Jourdan Dunn, 25 vjeçe, bëri bujë edhe me rastin e premierës së filmit “Absolutely Fabulous: The Movie” në Londër.,raporton Gazeta Kosova Sot

Supermodelja dukej me të vërtetë bukur derisa pozonte e veshur me minifustanin ngjyrë ari të disenjatorit Antonio Berardi, i cili ia vinte në pah këmbët e saj të gjata, gati të pafundme.

Modelja favorite e “Vogue”-s rrezatonte vetëbesim, i cili ishte edhe i kuptueshëm kur shihej pamja e saj e patëmetë. Ajo kishte mbathur këpucë me taka, të cilat vetëm sa e bënin edhe më të bukur. Kur është pyetur si ia del që të jetë edhe nënë, e edhe të merret me modelim, Dunn ka thënë se për këtë, merita të mëdha ka edhe nëna e saj. Mirë që s’ia hup... 

(Kosova Sot)