Perëndesha greke (Foto)
Natasha Oakley po kënaqet në Evropë
Ajo siguron “bukën e gojës” duke shpalosur figurën e saj trupore nëpër rrjetet shoqërore, derisa udhëton sa në njërin sa në tjetrin cep të botës. Dhe, këtë të enjte mbrëma, Natasha Oakley ka theksuar trupin e saj, e veshur në një fustan paksa të tejdukshëm, derisa ajo po kënaqej dhe adhuronte perëndimin e diellit në Mikonos, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja 25 vjeçe ka theksuar këmbët e saj të gjata derisa ishte ulur në një ballkon, ndërsa që fotos ia kishte shtuar edhe mbishkrimin: 'Perëndimet e diellit duken gjithmonë të mira kur i shikon nga kulmi'. Fustani i errët bezhë kishte detaje të tejdukshme me detaje të bardha dhe dekolte që tregonin asetet e saj të bollshme.
Natasha po shikonte nga largësia derisa specifikat e fytyrës po i theksonte pa grim e flokët e saj të verdha ishin të lira. Lëkura e saj e bronzuar po qëndronte fort në ballkonin e bardhë, derisa dukjen e kishte kompletuar me taka të zeza dhe kishte një byzylyk.
(Kosova Sot)