J-Lo feston ditëlindjen me Kim Kardashian-in dhe ish të dashurin e Ritës (Foto)
Ky yll ka kthyer kokat për dekada të tëra dhe, nga pamja e saj, një gjë e tillë do të ndodhë edhe shumë vite të tjera.
Bëhet fjalë për divën e Popit, Jennifer Lopez, e cila të shtunën ka festuar 47-vjetorin e lindjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
J-Lo festoi në mesin e të dashurit Casper Smart dhe miqve të saj më të mirë si Kim Kardashian dhe Calvin Harris në Nevada të Las Vegasit.
Këngëtarja latine edhe kësaj radhe kishte theksuar format e saj seksi me një veshje të ngjitur për trupi.
(Kosova Sot)