Rita mbulon kokën, por zbulon këmbët seksi (Foto)
Që prej mbërritjes në Nju Jork, këngëtarja me origjinë shqiptare e ka ndezur këtë vend falë stilit dhe veshjes së saj.
Ylli 25-vjeçar, edhe të martën ka lënë të gjithe gojëhapur, me një veshje rastësore teksa u pa në rrugët e Big Apple, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja bjonde kishte veshur vetëm një këmishë të gjatë xhinse, e cila ia nxori në pah këmbët e saj seksi.
Ora pamjen e saj e kishte kompletuar me një kapelë bejsbolli dhe një palë çizme të larta ngjyrë të zezë.
(Kosova Sot)