Pjeshka
Doutzen Kroes po kënaqet me familjen. Kjo verë e tëra kishte të bënte me kalimin e kohës me familjen. Dhe u duk sikurse Doutzen Kroes dhe burri i saj që prej gjashtë vitesh lidhjen e tyre e kanë forcuar edhe më shumë këtë të mërkure, kur e kanë postuar një foto të tyren, derisa ishin në Ibiza,raporton Gazeta Kosova Sot
Të fotografuar së bashku, ishte shumë e qartë se DJ Sunnery nuk po mund t'i mbante duart larg të modeles së "Victoria's Secret", e veshur në kostume. Nëna e dy fëmijëve ishte e veshur me bikine të holla pjeshkë, derisa çehren e saj pa grim e kishte mbuluar me një kapelë, duke lejuar që linjat e hatashme të vijnë në pah në postimin e dytë. Ajo me këtë rast ka theksuar stomakun, derisa këmbët dhe kokën i kishte kthyer në një anë.
Përderisa gishti i martesës ishte në objektiv, ditën e saj shumë pak e kishte komplikuar. Në pushimin e tyre çifti është së bashku me djalin Phyllon dhe vajzën Myllena, derisa gjatë gjithë kohës ajo kishte mbajtur të informuar adhuruesit e saj për aktivitetet. Në njërën nga fotot e postuara, ajo kishte shkruar edhe mbishkrimin "koha me familjen".
(Kosova Sot)