Humbi 18 kg, ja si është transformuar Kloe Kardashian (Foto)

  • 28 July 2016 - 10:17
Humbi 18 kg, ja si është transformuar Kloe Kardashian (Foto)

Ajo ka humbur rreth 18 kg dhe nuk i është ndarë palestrës që prej ndarjes nga i shoqi, Lamar Odom, në dhjetor të vitit 2013. Kloe Kardashian nuk është dukur kurrë më në formë se ditën e djeshme, në San Francisko.

32-vjeçarja u shfaq e veshur me një veshje të zezë, e cila tregonte trupin e tonifikuar. Gjatë festës së ditëlindjes së saj, Kloe kishte zgjedhur një buzëkuq të ndezur dhe model të çrregullt për flokët biondë.

(Kosova Sot)