Shpërthen Kastro Zizo: Ti s’je nënë. Doje të më hidhje vaj të nxehtë në vesh (Foto)

  • 24 August 2016 - 10:16
Shpërthen Kastro Zizo: Ti s’je nënë. Doje të më hidhje vaj të nxehtë në vesh (Foto)

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo ka shokuar me një status në “Facebook” që ndoshta i drejtohet ish­bashkëshortes së tij.

Ai e akuzon atë se ka tentuar që ta djegë me vaj të nxehtë. “Është mirë të mos reagoj e të flas se si dikur bëje plane për të më hedhur vaj të nxehtë në vesh! Ti nuk e meriton të quhesh nënë. Se nëna ime e ndjerë edhe pse nuk ia hodhe një grusht dhe më ka mësuar të dua e të dhuroj dashuri… Nuk jam babai më i mirë në botë, po kush është fundja? Një ditë do të gjykohesh e të mohohesh nga ‘evlati’ yt. Deri atëherë Zoti pastë mëshirë për shpirtin tënd.” – shkruan Kastro.

Më pas ai e ka fshirë këtë status, duke treguar se është penduar për të.

(Kosova Sot)

Image