O, hajde çikë, o sonte... në emision (Foto)
Jessica Alba ishte me të vërtetë hot me rastin e paraqitjes në emisionin e njohur amerikan "Tonight Show" Ajo që e karakterizon Jessica Alba-n, është fakti se ajo duket se gjithmonë di se çka të veshë për të na e tërhequr vëmendjen. Dhe, kjo ishte kështu edhe të enjten, transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 35- vjeçare ishte tepër e bukur e veshur me rroba të ngushta të lëkurës, derisa paraqitej në emisionin "Tonight Show", me moderatorin e famshëm Jimmy Fallon. Përpos rrobave dhe aseteve të tjera, asaj bukurinë ia shtonte edhe buzëqeshja simpatike, e cila ia vinte në pah dhëmbët e bardhë si bora. Grimin e kishte vënë vetëm sa për të thënë. E, kujt i duhet grimi, kur ke një bukuri të këtillë?!
(Kosova Sot)