Zizo: Do kandidoj i pavarur më 2017, do legalizoj drogat e lehta

  • 28 August 2016 - 11:15
Zizo: Do kandidoj i pavarur më 2017, do legalizoj drogat e lehta

Në puntatën “Thumb” në Top Channel i ftuar special në rubrikën e intervistës ka qenë Kastro Zizo. 

Këngëtari dhe moderatori ka zhvilluar një intervistë të sinqertë dhe pa komplekse si dhe vetë tipi që e karakterizon, duke treguar më shumë nga jeta e tij e përditshme si dhe planet e projektet në të cilat do ta shohim në vijim. Gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur këngëtarin nëse vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prej kohësh Kastro ka qenë i aktivizuar me këtë forcë politike por në “Thumb” ka pohuar se nuk është më pjesë e saj.

“Unë nuk vazhdoj me asnjë forcë politike. Vitin tjetër kandidoj si i pavarur në qarkun e Tiranës. Jam angazhuar për shumë vite me atë forcë politike dhe mbetem mik shumë i mirë i shumë eksponentëve që janë aty”. Fatma dhe Aulona e kanë “thumbuar” më tepër rreth kandidaturës së pavarur që Kastro ka rrëfyer, duke marrë parasysh se duhet të sigurosh një vlerë minimale prej 10 mijë votash. “Unë jam shumë i bindur që i kam 10 mijë vota në qarkun e Tiranës që besojnë tek unë. Ka një program që unë jam duke e përpiluar dita­ditës. Pjesë e këtij programi është dhe fushata e legalizimit të drogërave të lehta dhe besoj se i kam 10 mijë naçu në Tiranë që do të më përkrahin”, ka shtuar Kastro.

(Kosova Sot)