Jonida Shehu nënë për herë të parë, vjen në jetë Kristal (Foto)

  • 29 August 2016 - 10:00
Jonida Shehu nënë për herë të parë, vjen në jetë Kristal (Foto)

Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu ka sjellë në jetë mëngjesin e sotëm vogëlushen e saj.

Prezantuesja e emisionit të pasdites në Top Channel ka publikuar një foto në Instagram nga salla e operacionit ku mesa duket ka qenë çasti i parë i njohjes me vajzën e saj. Nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë. Kristal është emri që gazetarja ka zgjedhur për vajzën e saj."KRISTAL ,JOLA , dhe UNE. Me gjithe friken time cdo gje shkoi mrekullisht mire. Dokt Jola sdi cte them per ty, kush ka provuar profesionalizmin tend e kupton qe fjalet jane te teperta,"-shkruan Jonida krahas fotos së publikuar në Instagram.

(Kosova Sot)