E bija e babit(Foto)
Lily-Rose Depp thekson belin e saj të hollë,transmeton Gazeta Kosova Sot.
Ngadalë ajo po shkruan emrin e saj në botën e modelimit dhe në fushën e aktrimit. Dhe, Lily-Rose Depp ishte e vendosur dhe e përkushtuar për të vjedhur vëmendjen derisa kishte marrë pjesë në ngjarjen “Chanel No 5 L'Eau Dinner”, që ishte mbajtur në Los Anxhelos. Bukuroshja 17 vjeçe, e bija e aktorit të famshëm Johnny Depp, kishte theksuar fort belin e saj në veshjen e sipërme tepër të shkurtër, kombinuar me një palë pantallona prej lëkure me ngjyrë të zezë. Floku i saj i artë ishte grumbulluar në një bishtalec të butë dhe me kaçurrele të buta që binin drejt e te faqet e saj derisa theksoheshin edhe një palë vathë të mëdhenj. Përkundër se tërheq shumë vëmendje në botën e modës, Lily Rose duket se më e interesuar është në rrugën e aktrimit, derisa deri më tani është shfaqur në katër filma të mëdhenj në dy vjetët e fundit.
(Kosova Sot)