Graniti feston ditëlindjen, e fejuara e uron me fjalë romantike (Foto)

  • 27 September 2016 - 13:36
Graniti feston ditëlindjen, e fejuara e uron me fjalë romantike (Foto)

Mesfushori kosovar Granit Xhaka sot ka një ditë të veçantë.

Ai sot mbush 24 vjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me këtë rast, atë po e urojnë shumë miq, shokë e kolegë, por urimi më romantik padyshim ka ardhur nga e fejuara e tij, Leonita.

Kjo e fundit ka publikuar një fotografi të çiftit në Instagram, sipër së cilës ka thurur vargje romantike, madje e ka quajtur Granitin edhe ‘Bebilino.

“URIME ditëlindja dashuria e jetës time, i gëzofsh edhe 100 tjera. Të lumtura së bashku me ne! Të dua my bebbilino, dashuria ime, shoku im më i mirë”, ka shkruar ndër të tjerash Leonita në Instagram.

(Kosova Sot)