Transparentja

  • 27 September 2016 - 19:15
Transparentja

Jessie Habermann ka zbuluar një pjesë të madhe të trupit të saj me fustanin e dekoruar me shumë perla Ajo është partnerja bukuroshe e Marc Murphy-t dhe Jessie Habermann është siguruar që të gjithë sytë të jenë në të dhe në të fejuarin e saj në evenimentin 'Brownlow Medal' në Melburn të Australisë, që është organizuar të hënën në mbrëmje,raporton Gazeta Kosova Sot

Ajo, para paraqitjes në ceremoninë e organizuar, ka ndarë fotografitë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohej që e gjithë vëmendja do të ishte tek ajo.

Për këtë paraqitje ajo kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të kaltër të çeltë, që i përshtatej me ngjyrën e syve dhe që ishte i dekoruar me një numër të madh të perlave të vogla. Duke dashur që e gjithë vëmendja të ishte në fustanin dhe trupin e saj, ajo kishte zbuluar një pjesë të madhe të trupit, duke dëshmuar kështu një "transparencë" të qartë.

(Kosova Sot)

 

Image
Image
Image