Lulë Kim-i, çfarë është Kourtney? (Foto)

  • 28 September 2016 - 10:28
Lulë Kim-i, çfarë është Kourtney? (Foto)

Ajo është duke përcjellë hapat e motrës Khloe, dhe këtë falë punës së saj të madhe.  Dhe me sa duket qartë kjo edhe po i shpaguhet, përderisa Kourtney Kardashian ka treguar linjat e saj të mahnitshme trupore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bukuroshja 37 vjeçe u duk e hatashme e veshur me sythna sportive me ngjyrë të zezë derisa gjithçka kishte vënë në pah kur po largohej nga studiot në Kalabasas, së bashku me truprojën e saj. Kourtney kishte theksuar fort këmbët e saj falë një palë geteve ngjitëse për këmbë, që kishin një detaj transparent e të zbukuruar me disa shifra.

Bukuroshja nga spektaklet televizive kishte mbathur një palë atlete të hirta derisa flokun e saj të gjatë e kishte shtrënguar në një bishtkali. Me vete Kourtney kishte dhe një çantë të zezë si dhe telefonin mobil. Dukjen e saj e kishte përfunduar me “smoky eye” dhe buzëkuqin pa shkëlqim.

(Kosova Sot)

It's paying off: The 37-year-old looks fantastic thanks to her near-daily gruelling workoutsOff she goes: Kourtney was seen leaving a studio while clad in the sexy exercise gearDaring: Kourtney left little to the imagination in a black sports bra and matching sheer-panelled leggings