Adele sërish me një tjetër rekord

  • 28 September 2016 - 17:17
Adele sërish me një tjetër rekord

Albumi i fundit i këngëtares Adele ka marrë çmimin “Diamond” në Shtetet e Bashkuara, edhe pse ende nuk ka bërë vitin që ka dalë në treg.

Sipas mediave amerikane, në më pak se një vit 28-vjeçarja ka arritur të shesë mbi 10 milionë kopje të këtij albumi vetëm në Amerikë dhe rikthimi i saj në tregun muzikor ka qenë më se i suksesshëm.

E nominuar 10 herë për statusin e platinit këngëtarja britanike mori pllakën e çmimit pas një koncerti të dhënë në sheshin e Nju-Jorkut. Ndërkohë në botë ky album ka arritur shifrën e 20 milionë kopjeve të shitura.

Ndërsa 2 hitet e saj “Hello” dhe “Send my love” figurojnë si ringtonet më të shkarkuara të momentit.

(Kosova Sot)