Stil se jo mahi
Kate Bosworth me fustanin me lule dhe xhaketën prej lëkure shëtit Nju- Jorkun Zakonisht ajo është në rreshtin e parë. Dhe, përderisa ajo kishte qenë e zënë duke filmuar derisa Javët Botërore të Modës po vazhdojnë, Kate Bosworth edhe më tutje ia ka dalë ta tregojë sensin e saj ikonik derisa ia kishte mësyrë Nju- Jorkut., raporton Gazeta Kosova Sot
Aktorja 33 vjeçe u duk pa asnjë mangësi të vetme në fustanin me pika, të zbukuruar me xhaketën e zezë prej lëkure "Frame", derisa kishte dalë në veshje modeste. Kate kishte treguar këmbët e saj të gjata në fustanin me motive lulesh që ia kishte theksuar ijët e saj. Dukjen me fustanin e lezetshëm e kishte zbukuruar me xhaketën e mbërthyer deri në fyt. Një palë çizme kaubojsh ia kishin kompletuar stilin e saj unik
. Gjërat e saj personale i kishte në një çantë të lezetshme përreth dorës, derisa sytë i kishte mbuluar me një palë syze dielli. Flokun e verdhë e kishte lidhur në një bishtkali derisa për grim kishte përzgjedhur theksimin e bukurisë natyrale.
(Kosova Sot)