Rihanna u lutet fansave për ndihmë! Ja arsyeja (Foto)

  • 25 October 2016 - 11:47
Rihanna u lutet fansave për ndihmë! Ja arsyeja (Foto)

Nuk është e zakonshme të shohësh bukuroshen 28 vjeçare të dëshpëruar, por arsyet i japin të drejtë.

 Rihanna u ka kërkuar fansave që ta ndihmojnë të gjejë një nga balerinat e saj, e cila u zhduk mëngjesin e së dielës. Shirlene Quigley, 32 vjeçare, ka punuar me yllin nga Barbadosi në disa prej performancave të saj live dhe është shfaqur në klipin e saj “S.O.S”.

Por jo vetëm pasi repertori i Quigley duket i klasit të parë pasi ajo ka kërcyer edhe për emra si BEyonce, Missy Elliot dhe Jamie Foxx.

Të hënën mbrëma, Rihanna postoi një video të Quigley në Instagram dhe iu përgjëruara fansave të saj të kontaktonin policinë nëse kishin ndonjë informacion për vendndodhjen e balerinës bukuroshe.

(Kosova Sot)

rihaaa.jpg