Taylor Swift performon një këngë të Calvin Harrisit

  • 25 October 2016 - 19:39
Taylor Swift performon një këngë të Calvin Harrisit

T aylor Swift përfundimisht është kthyer në skenë, pas një viti pauze dhe ka dëshmuar se ajo me ish të dashurin e saj, Calvin Harris, janë pajtuar me njëri-tjetrin. Këngëtarja e hitit "Shake It Off" ka performuar në "Formula 1 U.S. Grand Prix" në Teksas dhe, me këtë rast, ajo iu është kthyer shumë hiteve të saj të njohur. ,raporton Gazeta Kosova Sot

Por, ajo që bëri përshtypje, ishte kënga e Calvin Harrisit, "This Is What You Came For", për të cilën dihet se Taylor ka marrë pjesë në shkrimin e saj, por me një emër të rremë. Ajo dhe turma, me këtë rast, u bënë një. 

(Kosova Sot)