As të ftohtët nuk e ndal (Foto)

  • 25 October 2016 - 23:47
As të ftohtët nuk e ndal (Foto)

Bella Hadid ka zbuluar një pjesë të madhe të trupit të saj joshës, përkundër motit të ftohtë në Nju-Jork . Në gjuhën italiane emri i saj do të thotë 'e bukur' dhe Bella Hadid e dëshmon se e meriton këtë emër në çdo paraqitje të saj. E njëjta mund të thuhet edhe për paraqitjen e saj të fundit, kur ajo është parë në Nju-Jork të dielën që kemi lënë prapa, transmeton gazeta Kosova Sot.

Përkundër motit të ftohtë, modelja tërheqëse kishte vendosur të dilte me një fund të shkurtër të markës 'Yves Saint Laurent', të cilin e kishte kombinuar me një të epërme, gjithashtu të shkurtër, që zbulonte barkun e saj të rrafshët. Gjithsesi, për t'u mbrojtur nga të ftohtit, ajo kishte veshur një xhaketë të hollë e të gjatë, gjithashtu me ngjyrë të kaltër të mbylltë. Përkundër obligimeve profesionale dhe dukjes magjepsëse, modelja njëzetvjeçare nuk është mirë me shëndet, meqë vuan nga sëmundja Lyme, sikur nëna e saj Yolanda.

(Kosova Sot) 

Isn't she Bella! Hadid looks beautiful as she models the latest fashions on a New York street