Ndërhyrja e radhës (Video)

  • 21 February 2017 - 18:34
Ndërhyrja e radhës (Video)

Kim Kardashian "viziton" dermatologun që kishte ndërhyrë në gjoksin e saj . Kim Kardashian i ka thënë "say?nara" disa shenjave të saj. Bukuroshja 36 vjeçe, nga "Keeping Up With the Kardashians" ka thënë në "Snapchat" se kishte fshirë disa njolla me ndihmën e laserit në Beverlli Hills, nga dermatologu Dr. Simon Ourian. Ajo nuk e ka bërë me dije se cilën pjesë të trupit e kishte trajtuar, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ourian ka bërë një ndërhyrje të ngjashme në gjoksin e Kim-it në vitin 2014. "Unë ndihem kaq e lumtur që përfundimisht po e bëj këtë", ka thënë Kim në "Snapchat". "Kam qenë kaq shumë e frikësuar për ta bërë këtë, se ka dhimbje të rëndë, porse në fund doli se dhimbjet ishin më të vogla. Pikërisht për këtë fakt, jam kaq e lumtur. Ju dua Dr. Ourian"! Javë më parë, ajo kishte vizituar mjekun për t'ia rregulluar lëkurën rreth kërthizës, derisa ajo e kishte shfaqur një klip të saj në "Snapchat", ndërsa aty shihet edhe mjeku Ourian.

(Kosova Sot)