E luan karremin

  • 21 February 2017 - 20:27
E luan karremin

Jennifer Lopez insiston se ajo dhe Drake janë "vetëm miq" J ennifer Lopez kishte për t'u shpjeguar në spektaklin te Ellen DeGeneres. Ajo kishte folur për Drake dhe lidhjen me meshkujt më të rinj në moshë! Ellen DeGeneres, 59 vjeçe, kishte dashur përgjigje. Nikoqirja e kishte marrë në pyetje bukuroshen Jennifer Lopez, 47 vjeçe, paraprakisht në emisionin e saj dhe e kishte detyruar JLo të flasë për Drake, 30! "Me kë e ke kaluar Ditën e të Dashuruarve", e ka pyetur Ellen atë, trasmeton gazeta Kosova Sot

E tëra çfarë ajo kishte mundur të bënte JLo ishte të qeshte. "Ne vetëm kemi dalë dhe jemi shëtitur së bashku". "Unë kam dalë me shumë miq dhe kurrë nuk kemi kaluar më mirë se kësaj radhe". Duke bërë shaka, Ellen madje i kishte ofruar asaj t'ia gjejë Jen-it një mashkull të ri. Ndërkohë, ne jemi të mallëngjyer nga bashkëpunimi i Jen me Drake, i cili shumë shpejt do të dalë në sipërfaqe. 

(Kosova Sot)