Mirupafshim Kanë!

  • 29 May 2017 - 21:04
Mirupafshim Kanë!

Izabel Goulart largohet nga Kana, trasmeton gazeta Kosova Sot

Të premten Oajo ishte veshur me një fustan gjysmë të tejdukshëm te premiera e “Amant Double”. Por, Izabel Goulart e ka dëshmuar se posedon stil edhe kur vishet më ndryshe, derisa ishte parë teksa po larohej nga “Cannes Film Festival”, në Francë. Modelja braziliane, 32 vjeçe, kishte veshur një xhaketë elegante motoçiklistësh, derisa me plot valixhe i ishte drejtuar veturës që po e priste. Duke mbuluar fytyrën e saj të bukur me një palë syze, ajo po qeshte e lumtur për fotografët e shumtë. E veshur me xhaketë prej lëkure dhe xhinse të zeza që po tërhiqnin diellin, për më shumë rehati kishte një palë atlete të bardha. Flokun e kishte lidhur në një bishtkali të shtrënguar. 

(Kosova Sot)