Flokëkuqja e veshur mençur

  • 14 September 2017 - 09:00
Flokëkuqja e veshur mençur

Jessica Chastain ishte piktura e elegancës në shfaqjen e Ralph Lauren. Ajo vishet gjithmonë mirë, për secilin rast e mbrëmje. Dhe, kështu, Jessica Chastain kishte hequr të gjitha barrierat për të impresionuar kur kishte marrë pjesë te shfaqja e Ralph Lauren, gjatë "New York Fashion Week". Aktorja e "Tree Of Life" u duk shumë elegante, veshur me koleksionin e Ralph Lauren, në një veshje krem trepjesësh, derisa po shikonte prezantimin e koleksionit "Spring/Summer 2018". Jessica shkëlqeu në këtë komplet veshjes, që ishte një zgjedhje e mençur. Aktorja 40 vjeçe xhaketën e kishte hedhur sipër kraharorit. Flokëkuqja e bukur për aksesorë kishte zgjedhur një çantë të artë nga koleksioni "Ralph Lauren" dhe bizhuteri, derisa flokun e kishte lënë të lirë. 

(Kosova Sot)