Shumë e pëlqyer edhe nga shqiptarët, këngëtarja Giusy Ferreri bëhet nënë për herë të parë

  • 14 September 2017 - 10:13
Shumë e pëlqyer edhe nga shqiptarët, këngëtarja Giusy Ferreri bëhet nënë për herë të parë

“Midis lajmeve të bukura të kësaj jave, dua t’iu njoftoj se Beatrice lindi në 10/9/2017 me lindje natyrale. Falenderoj nga zemra repartin obstetrik dhe gjinekologjik. Jemi shumë mirë dhe sapo kemi hyrë në shtëpi me babi Andrean. Shumë puthje e shihemi së shpejti. Giusy”. Kështu e njoftoi këngëtarja shumë e dashur edhe për shqiptarët, ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë. Marsin e kaluar artistja kishte shpallur edhe shtatzëninë. “Kur të lindë do të jetë një ndryshim, por nëse fati ka dashur që një jetë e re të lindë tek unë, ajo duhet të mësohet me ekzistencën time pak endacake”, qe shprehur ajo atëherë. Giusy është këngëtare e disa super-hiteve në Itali, që janë bërë shumë të njohura dhe të dashura, edhe në vendin tonë.

(Kosova Sot)