Bukuroshja dhe pica

  • 19 September 2017 - 08:23
Bukuroshja dhe pica

Ajo është një aktore dhe modele shumë e zonja, që ka depërtuar në dizajnin e modës, madje si një stuhi e vërtetë, transmeton gazeta Kosova Sot. Dhe kështu, bukuroshja Olivia Culpo thjesht ishte mahnitëse në disa foto për fushatën që vjen në bashkëpunim me “Pretty Little Thing”. Bukuroshja 25 vjeçe me këtë rast ka theksuar fort dekoltenë e saj dhe stomakun, që përmes fotove sjell stilin dhe famën italiane. Në njërën nga fotot, Olivia shihet teksa theksonte dekoltenë në një fustan me ngjyrë të zezë me një jakë shumë të thellë. Bukuroshja brune i shkon fort për shtati modës italiane, derisa në tavolinën pranë shihet me pastë dhe picë. Duke vënë kokën nga anash, Olivia duket e përsosur, duke tërhequr vëmendjen me flokun e saj dhe grimin me paleta ngjyrash.

(Kosova Sot)