Olivia Culpo reklamon muskujt

  • 22 September 2017 - 21:37
Olivia Culpo reklamon muskujt

Njihet për faktin se fare nuk përton t’i demonstrojë vijat e saj të mrekullueshme të trupit, transmeton gazeta Kosova Sot. Dhe, Olivia Culpo, 25 vjeçe, nuk na ka zhgënjyer as kësaj here, e veshur me një bluzë të shkurtër dhe me një palë xhinsish të ngushtë. Ky yll fotogjenik i postoi më pas këto foto të nxehta në “Twitter”, sa për t’i gostitur fansat e saj. Ish misi i bukurisë pozoi para kamerës, derisa në fokus ishin buzët e saj të kuqe, të çelëta. Pamjen e vet seksi e kishte kompletuar me një palë çizmesh me majë, ngjyrë të kuqe, të cilat përshtateshin me buzët e saj.

(Kosova Sot)