Metali që përvëlon

  • 25 September 2017 - 09:09
Metali që përvëlon

Stili i ri i flokut kishte vënë në pah bukurinë klasike, që e posedon një bukuroshe e vetme si Kate Hudson. Në këtë mënyrë, bukuroshja 38-vjeçare ishte e gjitha elegante dhe po aq e freskët e veshur me një fustan të argjendtë, që ishte vepër e Stella McCartney, me të cilin ajo u shfaq në premierën e filmit të saj më të ri me titull “Marshall”, te “Urbanworld Film Festival”, mbajtur në qytetin e Nju-Jorkut. Aktorja e filmit “Almost Famous” kishte ekspozuar flokun e saj përmes fustanit me prerje asimetrike, që kishte ofruar shumë nga gjoksi i saj nga anash. Të gjithë sytë kishin qenë të drejtuar në aktoren e këtij filmit, që sjell ngjarjen e vërtetë të bazuar nga “Supreme Court Justice Thurgood Marshall”. Sytë e saj të gjelbër dhe fustani i ngushtë kishin ekspozuar më së miri linjat e bukuroshes nga Kalifornia, derisa për zbukurim kishte disa diamante dhe një çantë dore, e këpucët i kishte kombinim me fustanin.

 (Kosova Sot)